Shtatzënia ndryshon trurin e nënave për të paktën 2 vite pas lindjes së fëmijës, ja arsyeja

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”dhe Shëndeti Online: Fize Smailaj

nenaNga një studim i bërë kohët e fundit, ka dalë përfundimi se shtatzënia  ndryshon strukturën e trurit të grave në mënyrë që ato të jenë  më të përgatitura për të qënë nëna. Por nuk ka ende fakte nëse ajo ndryshon kujtesën dhe funksionet e trurit. Është interesante se si përfundimet e studimit tregojnë se këto ndryshime ndodhin në mënyrë natyrale dhe bëjnë që nëna të kuptojë nevojat dhe gjendjen emocionale të të porsalindurit të saj. Këto ndryshime që ndodhin gjatë shtatzënisë bëjnë që pjesë të trurit të nënës të tkurren, kjo për shkak se disa pjesë të tij specializohen për disa funksione të veçanta, dhe gjithashtu u vu re se këto ndryshime zgjasin deri në dy vite pas lindjes së fëmijës.

Në fakt kohëzgjatja e këtyre ndryshimeve është një tregues se sa të lidhura janë nënat e tyre me fëmijët pas lindjes.

Shkencëtarët që udhëhoqën këtë studim në përfundim të tij thanë se pas kërkimit të bërë  mund të thuhej me bindje të plotë se truri i nënave kalon një fazë maturimi të disa pjesëve të tij.

Janë shumë të pakta studimet e kryera mbi efektet e shtatzënise mbi nënat, por në studimet e bëra është vënë re se ka një lehtësi në përpunimin e informacionit nga to.

Burimi/ mirror

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale