Shkencëtarët zbulojnë më në fund arsyen përse stresi shkakton atak në zemër

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund arsyen përse stresi shkakton atak në zemër dhe goditje në tru. Ky zbulim i ri rrit shpresat për parandalim të këtyre sëmundjeve.

Për vite më radhë ekspertët kanë pasur mëdyshje sesi ankthi kronik mund të çojë në probleme me zemrën.

Tani ata thonë se kanë zbuluar se njerëzit që kanë aktivitet intensiv në një pjesë të trurit (e quajtur amygdala) të lidhur me stresin, janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për sinjalizimin e palcës së eshtrave që të prodhojë më shumë qeliza të bardha të gjakut për të luftuar infeksionin dhe riparuar dëmtimin. Ajo, me pak fjalë, përgatit trupin për një eksperiencë të keqe për shëndetin dhe mund të ketë qenë shumë e rëndësishme në të kaluar për të mbijetuar.

Ndërsa në kohët moderne, stresi kronik mund të çojë në mbiprodhim të qelizave të bardha të gjakut, të cilat mund të formojnë pllaka bakteriale tek arteriet dhe të shkaktojnë sëmundje të zemrës, mendojnë studiuesit.

“Rezultatet ofrojnë një vështrim të veçantë se si stresi mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Ahmed Tawakol, nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.

“Prandaj, stresi kronik duhet të trajtohet si një faktor kyç i rrezikshëm për sëmundjet kardiovaskulare, që duhet monitoruar vazhdimisht dhe të menaxhohet ashtu si faktorët më kryesorë të shkaktimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

 Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet