Zbulohet rreziku që u vjen meshkujve nga fjetja me të brendshme gjatë natës

Prej kohësh shkencëtarët kanë përkrahur teorinë se të fjeturit pa të brendshme bën mirë për shëndetin. Tani, ata kanë filluar të rekomandojnë meshkujt që të flenë pa të brendshme nëse duan të bëhen baballarë.

Trupi i njeriut është projektuar në atë mënyrë që të ulet temperatura gjatë gjumit, dhe, të fjeturit pa të brendshme nuk ju ndihmon vetëm të bëni një gjumë të rehatshëm gjatë natës, por përcakton edhe kur trupi është gati për gjumë dhe kur është koha për t’u zgjuar.

Tani ekspertët thonë se veshja e të brendshmeve në gjumë mund të ndikojë tek cilësia e spermës së meshkujve, duke qenë se materiali i tyre krijon nxehtësi në organet gjenitale.

Prandaj ata i këshillojnë meshkujt se, nëse duan të rrisin shanset për t’u bërë baba, duhet të flenë pa rroba veshur.

Një temperaturë e ulët e trupit gjatë natës ju ndihmon të digjni edhe kalori ndërsa flini, ndërkohë që e bëni edhe gjumin më të rehatshëm dhe shanset janë shumë të vogla që të zgjoheni nga gjumi natën.

Tek gratë, fjetja pa të brendshme parandalon infeksionet bakteriale dhe ato urinare.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse