Objektet shtëpiake që nuk e keni ditur se kanë datë skadence

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Shumica e njerëzve i hedhin ushqimet menjëherë sapo u ka kaluar data e skadencës, por shumë pak e dinë se edhe shumë sende shtëpiake që ne i përdorim çdo ditë kanë gjithashtu datë skadence.

Sende si dërrasa e prerjes në kuzhinë apo furça e tualetit duhet të jenë në koshin e plehrave vetëm pas disa muaj përdorimi, sipas ekspertëve.

Duke filluar nga sfungjerët e enëve, që duhet të zëvendësohen çdo javë, deri tek reçipetat që nuk duhet të mbahen asnjëherë më shumë se një vit, ja disa sende shtëpiake që nuk e keni ditur se kanë datë skadence.

Jastëkët: Çdo dy vite

Jastëkët duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite, sipas ekspertëve.

Brisqet: Çdo tre ditë

Brisqet mund të jenë të kushtueshme, megjithatë ekspertët thonë se duhet t’i zëvendësoni sa herë të jetë e nevojshme. Dermatologia Stefanie Williams thotë se në këtë rast janë një sërë faktorësh që përcaktojnë se sa shpesh duhet ta ndërroni briskun, megjithatë e mira është që të ndërrohet çdo 3-6 ditë.

“Në përgjithësi sa më i mprehtë të jetë tehu aq më mirë është. Brisku duhet të rrëshqasë butësisht mbi lëkurë”, shprehet ajo.

Dërrasat e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj

Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por nuk e keni ditur se dërrasat e prerjes, sidomos ato të drurit, grumbullojnë baktere. Studimet kanë treguar se tek to gjenden 200% më shumë baktere fekale sesa në tualet.

Sfungjerët dhe pecetat e enëve : Çdo javë

Një fakt pak i njohur rreth sfungjerëve të enëve është se ato duhet të zëvendësohen çdo javë. Ekspertët kanë zbuluar se kur vendoni pecetën e lagur të enëve anash lavamanit pasi e keni përdorur atë, fillojnë të shumëfishohen menjëherë mikrobet dhe bakteret. Madje, një studim shokues zbuloi se 89% e pecetave për enë përmbajnë bakterin E.coli.

Lugët e drurit: Çdo pesë vite

Edhe lugët e drurit kanë datë skadence.

Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, që e bën më të prekshme ndaj mikrobeve e baktereve, shpjegon John Oxford, profesor i Virologjisë në Barts dhe Spitalin e Londrës. Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.

Shapkat: Çdo gjashtë muaj

Sipas Bright Side, këto “këpucë” të rehatshme janë mjedisi përfekt për të përhapur infeksion fungal. Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj për t’i mbajtur këmbët higjienike.

Enët plastike për ruajtjen e ushqimit: Çdo tre muaj
Enët plastike që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme.

Furça e tualetit: Çdo gjashtë muaj

Furça e tualetit është si një vendstrehimi për bakteret. Ajo duhet të zëvendësohet çdo 6 muaj.

Masha e flokëve: Çdo katër vite

Për shumë vajza, mashat e flokëve konsiderohen si një investim. Por kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të zëvendësohen rregullisht. Sipas “Mamamia”, drejtuesit e vjetër të flokëve mund të dëmtojnë flokët tuaj.

Furça e dhëmbëve: Çdo 3 muaj

Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Duke i mbajtur aq gjatë, ato prishin dhëmbët tona, thonë stomatologët.

“Ekspertët dentarë rekomandojnë që furçat manuale apo elektrike duhet të ndërrohen çdo muaj nëse vuani nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, dhe pas tre muajsh për çdo rast tjetër”, thotë Amer Saeed, drejtor i një klinike dentare në Londër.

Recipetat: Çdo vit

Pyesni çdo femër dhe me shumë mundësi do t’ju thotë se i mban recipetat derisa këtyre të fundit t’u dalë teli. Por ekspertët thonë se ato duhet të zëvendësohen çdo vit, edhe nëse janë e një cilësie të mirë, pasi do humbisni rehatinë.

Krehri i flokëve: Çdo katër vite

Shumë infeksione të lëkurës mund të përhapen nga një person në tjetrin duke ndarë të njëjtën krehër flokësh.

Sfungjerët e trupit: Çdo dy muaj

Ekspertët paralajmërojnë se ato duhen ndërruar rregullisht çdo dy muaj, për të shmangur grumbullimin e baktereve.

Mbajini ato në një vend të thatë dhe me dritare të hapur, dhe jo në dush.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore