Mos i lini fëmijët të plasin tullumbace! Rrezikohen të mbeten të shurdhër

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Tullumbacet janë më të preferuarit e fëmijëve, prandaj nuk mungojnë në asnjë festë ditëlindjeje apo ngjarje tjetër festive. Por, ato mund të rrezikojnë shqisën e dëgjimit të fëmijëve nëse plasen nga vetë ata, paralajmërojnë ekspertët.

Testime të ndryshme kanë treguar se zhurma që krijohet nga plasja e tullumbaceve është edhe më e lartë se gjuajtja me armë.

Dëmtimi i shkaktuar në daullen e veshit të fëmijës mund t’i shkaktojë atij humbje dëgjimi të përkohshme. Ndërsa, nëse ekspozohet gjatë ndaj zhurmave të shkaktuar nga plasja e tullumbaceve, mund të mbetet i shurdhër përgjithmonë.

Edhe të rriturit nuk janë imun ndaj rreziqeve nga plasja e tullumbaceve, ku vetëm 3 prej tyre mund të shkaktojnë probleme me dëgjimin.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Alabamas, në SHBA, thonë se zhurma e papritur mund të çojë në humbje graduale të dëgjimit.

Bill Hodgetts, profesor i asociuar i audiologjisë, thotë: “Nuk po themi që mos t’i lini fëmijët të luajnë dhe argëtohen me tullumbace, vetëm duhet të keni kujdes që mos t’i plasin”.

 Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore