Pite indiane, të thjeshta për t’u gatuar dhe shumë të shijshme

Blerina Bombaj, dietologe / Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+

Perberesit per 16 cope:

  • 3 kupa miell natyral
  • 1 kupe miell gruri të zi
  • 1 lugë të vogël sodë buke
  • 1 ½ lugë të vogla pluhur për pjekje (baking powder)
  • ¾ lugë të vogël maja pluhur
  • 1 lugë të vogël sheqer
  • ¼ kupë ujë në temperaturë ambienti
  • ¾ kupë qumësht të freskët
  • 1 kupë kos natyral
  • Pak gjalpë të shkrirë
  • Pak kripë
  • *sipas dëshires i shtoni hudhër ose erëza të freskëta ose djathë

Përgatitja:

  1. Përzieni majanë me sheqerin dhe ujin dhe i lini 5 minuta. Ndërkohë përzieni dy llojet e miellit, sodën e bukës, pluhurin e pjekjes dhe pak kripë. Krijoni një hapësirë në mes.
  2. Përzieni qumështin me kosin. Kur uji me majanë të krijojë flluska e bashkoni me qumështin dhe i hidhni në hapësirën mes miellit.
  3. Përzieni me një lugë druri dhe më pas e punoni brumin me duar deri sa të zbutet. Vendoseni brumin në një enë të cilën e keni lyer mirë me vaj dhe e mbuloni. E lini deri sa të dyfishojë volumin.
  4. Kur brumi të jetë gati, e nxirrni që aty dhe e vendosni në një sipërfaqe të lyer me miell. E ndani në dy gjysma dhe secilën gjysmë e ndani në 8 pjesë të barabarta. Secilën pjesë e hapni në madhësinë e 1 piteje të zakonshme, rreth 3mm të trashë.
  5. Lyejini me gjalpin e shkrirë dhe piqini në furrë të nxehtë dhe në tepsi që e keni vendosur paraprakisht të nxehet. Mjaftojnë pak minuta, deri sa të krijojnë flluska në sipërfaqe dhe të jenë gati.

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!