Kryebashkiaku i Rrogozhinës sulmon ministrin Beqaj: Ke barake, jo autoambulanca

Vazhdojnë denoncimet që dëshmojnë për kushtet skandaloze të spitaleve dhe autoambulancave në vendin tonë, me të cilat duhet të punojnë mjekët. Pas denoncimit publik nga infermieri Frrok Bardhi, i cili tregoi për kushtet skandaloze të Urgjencës dhe autoambulancave në Tiranë, vjen një tjetër denoncim, këtë herë nga një politikan.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, ka treguar përmes disa fotove gjendjen e mjerueshme të autoambulancës në këtë qytet, e cila duhet t’u shërbejë rreth  100 mijë banorëve.

“Një barakë për ambulancë që do të duhej t’i shërbente 100.000 banorëve.

A ka turp më të madh se ky???

Të na rrojë Ministria e Shëndetësisë”, shkruan Nuredini në profilin e tij në Facebook, ndërsa e shoqëron edhe me fotot që i shikoni më poshtë.

Në një tjetër postim po në faqen e tij në Facebook ai shkruan se ka financuar nga të ardhurat e veta që të blihen 3 ambulanca të reja për qytetin e Rrogozhinës.

3 ambulancat që plotësojnë te gjitha standardet.
Vijnë për 45 ditë.
Po i financoj personalisht si edhe me ndihmën e biznesit!
Mesazhi është i qartë: me vullnet problemet zgjidhen.
Kur një individ mund ta zgjidhë, ministria sigurisht që mundet.

Kush shqetësohet, të çojë të fala tek Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi