Antibiotikët mund të dobësojnë sistemin imunitar të fëmijëve

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Gratë që marrin antibiotikë gjatë shtatzënisë mund të vënë në rrezik foshnjën ende të lindur, paralajmërojnë shkencëtarët. Ilaçet e përdorura për të luftuar infeksionet mund të ndërhyjnë tek sistemi imunitar afatgjatë i fëmijës.

Sipas një studimi i ri, bakteret e mira në zorrë, që luajnë një rol kyç në zhvillimin e fëmijës, mund të dëmtohen nga ilaçet.

Gjatë një testi të kryer tek minjtë, u zbulua se antibiotikët e marrë gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e zhvillimit të pneumonisë, duke rrezikuar kështu jetën foshnjës.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se pas një ekspozimi ndaj antibiotikëve zhdukeshin edhe qelizat e sistemit imunitar të cilat luftojnë kancerin e mushkërisë. Ndërsa ekspozimi i gjatë ndaj tyre shkakton dëmtim të përhershëm të sistemit imunitar.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri