Përshëndetje.Jam Alda dhe kam vajzen 5 vjeçe dhe ankon gjithnjë se ka dhimbje barku. A mund të më thoni cilat janë shenjat e parazitozave.
Alda për shqetësimin tuaj kemipyetyr mjekrn nfeksionisete Sabahet Dedja.
“Në fillim mund të shfaqet dhimbja e barkut, e përqendruar kryesisht rreth kërthizës. Kjo zgjat me orë deri në disa ditë, e shoqëruar me të përziera, dalje të feçeve jo shumë të formuara dhe me erë të rëndë, rrallë mund të shfaqet me kapsllëk. Pacienti mund të këtë ulje oreksi, mund të shfaqë në lëkurë elemente makulopapiloze (pika të forta të kuqe, të ngritura pak mbi nivelin e lëkurës, të cilat shkaktojnë kruarje të vazhdueshme).
Pacienti shfaq zbehje, dhimbje koke, mungesë përqendrimi dhe nervozitet. Kërcet dhëmbët natën dhe ka kruarje të hundëve”



