Vitamina C pengon zhvillimin e ulcerës peptike

vitc

Sa më shumë vitaminë C konsumoni, rreziku për të zhvilluar probleme gastrointestinale (të lukthit dhe zorrëve) pakësohet. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim amerikan, që ka analizuar rreth shtatë mijë persona. Rreth një të tretat e personave të përfshirë në studim kishin antitrupa për bakterin Helicobacter pylori (dhe që do të thotë se kanë qenë të prekur nga ai), e që mendohet se shkakton ulcerën peptike.
Rezultatet kanë treguar se personat me nivel më të lartë të vitaminës C, kishin pasur gjasa më të vogla për t’u prekur nga Helicobacter pylori. Për të marrë më shumë vitaminë C konsumoni më shumë fruta dhe perime, ndërsa atë mund ta merrni edhe përmes suplementeve.

 

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
ulcera
Ulçera e stomakut (ulcus ventriculi): simptoma dhe trajtimi
Këshilla kundër urthit
Të ushqyerit me gji, përfitimet shëndetësore për foshnjat
USHQYERJA E SHËNDETSHME DHE MIKROBIOMA INTESTINALE
Urtikaria kronike, shenjat dhe simptomat e njollave të kuqe në lëkurë
Aromë e rëndë urine? Tregoni kujdes sepse ndoshta keni një nga këto sëmundje
Djegia e urinës paralajmëron për këto probleme shëndetësore