Flini më shumë se 9 orë? Kujdes, mund të jetë tregues i një sëmundjeje të rëndë

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online 

Nuk ka gjë më të mirë se gjumi, apo jo? Por, fjetja më shumë orë seç duhet mund të jetë tregues i një gjendje të rëndë në lidhje me shëndetin mendor, sugjerojnë hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Universitetin e Bostonit.

Gjatë studimit, u zbulua se njerëzit që flenë më shumë se 9 orë në natë ishin dyfish më të rrezikuar të prekeshin nga demenca pas rreth 10 vitesh, krahasuar me ata që flinin 6-9 orë në natë. Ata ishin gjithashtu 71% më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundja e alcajmerit.

Ndryshimi i regjimit të gjumit është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje: Njerëzit që dikur flinin më pak se 9 orë, dhe gjatë një periudhe prej 13 vitesh kanë fjetur më shumë  se 9 orë, janë 2.5 herë më të rrezikuar të preken nga çdo formë e demencës se ata që kanë fjetur vazhdimisht më shumë se 9 orë.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se njerëzit që flenë për shumë orë kanë volum më të vogël të trurit dhe shpejtësi më të vogël të përpunimit të informacioneve se ata që flenë 6-9 orë gjumë.

Shkencëtarët mendojnë se fjetja për shumë orë është më shumë një shenjë e degjenerimit të neuroneve të trurit që lidhen me demencën, dhe jo se shkakton ndryshime në tru që lidhen me këtë sëmundje.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara