Spitali Continental ofron ndihma për familjet që humbën shtëpitë nga zjarri në Gramsh

Spitali Continental ka shpërndarë ndihma për  familjet që humbën shtëpitë nga zjarri i rënë pak ditë më parë në Gramsh. Drejtuesit e këtij spitali kanë nisur drejt qytetit të Gramshit ndihma me ushqime, ilaçe dhe veshmbathje.

Të pranishëm ishin Kryetarja e Bashkisë Luljeta Dollani, përfaqësuesja e Këshillit Bashkiak, Greta Leno, anëtarë të shoqërisë civile e pushtetit lokal.

Spitali Continental u sensibilizua me thirrjet e vazhdueshme të shoqërisë civile për të ndihmuar këto familje të prekura nga fatkeqësia dhe që aktualisht janë pa një çati mbi kokë.

Zjarri i rënë pak ditë më parë në një pallat në Gramsh, shkrumboi banesat e 8 familjeve, duke i lënë këto të fundit në qiell të hapur.

Bashkia e Gramshit ka miratuar një fond prej 10 milionë lekësh të vjetra, për të paguar provizorisht qiranë e strehimit për këta banorë.

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi