7 ushqime të pasura në yndyra që duhet t’i konsumoni patjetër

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Jo të gjitha llojet e yndyrave janë njësoj. Konsumimi i ushqimeve të pasura në yndyra të shëndetshme ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe absorbimin e një sërë vitamina.

Këto janë disa nga ushqimet e pasura me yndyra të shëndetshme që duhet t’i konsumoni patjetër.

Avokado – Konsumimi i tyre ndihmon trupin të absorbojë më shumë lëndë ushqyese nga ushqime të tjera të shëndetshme.

Peshku – Acidet yndyrore omega 3 tek peshku janë esenciale për shëndetin mendor.

Vaj ulliri – Vaji i ullirit i shëndetshëm për zemrën ndihmon për uljen e inflamacionit në trup.

Frutat e thata – Një racion me fruta të thata çdo ditë ul rrezikun e zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Vaj i kokosit – ndihmon në rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë (HDL).

Çokollata e zezë – Flavonolet tek çokollata e zezë ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajnë arteriet të pastra.

Farat e kungullit dhe lirit – Janë të pasura me vitamina, proteina, fibra dhe minerale.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe