Përshtati në shqip: Blertina Koka
Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Sinuset e shëndetshme mbushen me ajër, por, nëse ato bllokohen dhe mbushen me lëngje, mund të rriten baktere dhe shkaktohen infeksione.
Shkaqet më të zakonshme të bllokimit të sinusit janë:
- Ftohjet e zakonshme
- Riniti alergjik (inflamacion i mukozës nazale i shkaktuar nga alergjia ndaj poleneve).
- Polipet nazale (mishi i huaj në hundë)
Llojet e sinusitit
- Sinusiti akut zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me ftohjen, si skuqje të hundës dhe dhimbje në fytyrë. Mund të nisë krejt papritur dhe të zgjasë 2-4 javë.
- Inflamacioni subakut i sinusit (gjendje mes akutes dhe kronikes) zakonisht zgjat 4-12 javë.
- Simptomat e inflamacionit kronik zgjasin 12 javë ose më shumë.
- Sinusiti i përsëritshëm ndodh disa herë në vit.
Simptomat e sinusitit akut
Shenjat kryesore janë:
- Dhimbja ose ndjesia e ushtrimit të një presioni në fytyrë
- Hunda e skuqur
- Hundë të bllokuara
- Mungesa e nuhatjes
- Kolla ose kongjestion nazal
Mund të keni gjithashtu:
- Temperaturë
- Erë të keqe nga goja
- Lodhje
- Dhimbje të dhëmbëve
Mund të keni sinusit akut nëse keni dy ose më shumë nga këto simptoma, ose rrjedhje të hundëve në formë mukusi në ngjyrë të verdhë ose jeshil.
Simptomat e sinusitit kronik
Mund t’i keni këto simptoma për 12 javë ose më shumë:
- Ndjesia e kongjestionit në fytyrë
- Bllokim të hundëve
- Qelb në zgavrën e hundës
- Temperaturë
- Skuqje të hundës
Mund të keni gjithashtu dhimbje koke, erë të keqe të gojës dhe dhimbje të dhëmbit. Mund të ndiheni edhe të lodhur gjatë gjithë kohës.
Disa nga shkaqet e sinusitit tek fëmijët janë:
- Alergjitë
- Ngjitja e infeksioneve nga fëmijët e tjerë në shkollë apo kopsht
- Pirja e ujit shtrirë
- Pirja e duhanit afër tyre
Ndërsa tek të rriturit shkaqet kryesore janë infeksionet dhe pirja e duhanit.
Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/


