Sindroma e lodhjes kronike, shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çfarë është ekzaktësisht sindroma e lodhjes kronike?

Siç sugjeron edhe emri, është një sëmundje rraskapitëse: Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme  e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri disa vite.

Deri tani, ka pasur një konceptim të gabuar mbi këtë sindromë – edhe nga vetë mjekët – pasi mendohej se sëmundja ishte psikologjike ose, më keq akoma, e imagjinuar. Ky koncept u hodh poshtë nga një grup ekspertësh në vitin 2016, të cilët e shpjeguan lodhjen kronike si një “gjendje molisje serioze” me simptoma të qarta fizike.

Sipas Institutit të Mjekësisë, më shumë se 2.5 milionë amerikane e kanë këtë sëmundje dhe të paktën 84% e tyre nuk janë në dijeni për të.

“Pacientët shpesh vuajnë nga kjo sëmundje për ivte me radhë para se të diagnostikohen”, thonë ekspertët. Edhe pse nuk ka një kurë posaçërisht për lodhjen kronike, simptomat e saj mund të trajtohen me ilaçe dhe terapi të ndryshme, duke filluar nga ilaçet për gjumin dhe lehtësimin e dhimbjeve, deri tek stërvitja me kujdes dhe konsultimi.

Sa më gjatë të vuani nga kjo sindromë, aq më ndikim negativ ka në sistemin tuaj imunitar.

Mësoni më shumë rreth kësaj sindromë dhe shenjat që paralajmërojnë se duhet të bëni një vizitë tek mjeku.

Nga se shkaktohet sindroma e lodhjes kronike?

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkaktari ekzakt i kësaj sindrome nuk dihet akoma. Mund të jenë shumë mirë një sërë shkaktarësh, duke filluar nga gjenetika plus disa nxitës të veçantë.

Infektimi me virusin Epstein-Barr dhe disa infeksione të tjera të mundshme, mund të nxisin disa raste të sëmundjes. Shkaktarë të tjerë të mundshëm janë edhe problemet me sistemin imunitar dhe çrregullimi hormonal. Megjithatë nuk ka asnjë rezultat definitiv deri tani.

 Kush rrezikohet më shumë nga sindroma e lodhjes kronike

Kjo sindromë prek njerëzit e të dyjave gjinive dhe të të gjitha etnive. Megjithatë, gratë janë 4 herë më të rrezikuara se burrat për t’u diagnostikuar me këtë sindromë. Disa grupe minoritare gjithashtu janë më të rrezikuar. Sëmundja mund të godasë në çdo moshë, madje edhe gjatë fëmijërisë. Më e zakonshme është tek moshat 40-50 vjeç. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sindromë  prek më shumë njerëz se skleroza e shumëfishtë dhe disa lloje kanceri.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç