Zakonet që dhurojnë ngadalësim të plakjes

Blerina Bombaj, dietologe

  • Ushqimi i ekuilibruar (i pasur në fruta perime*, drithëra, peshk, pulë, dhe bulmet me yndyrë të reduktuar)
  • Ushtrimi i vazhdueshëm i aktivitetit fizik
  • Mos pirja e duhanit
  • Mos pirja e alkolit ose pirja me masë
  • Mbajtja e një peshe të shëndetshme
  • Fjetja e rregullt dhe e mjaftueshme

*Fuqia antioksiduese e organizmit dobësohet me moshimin dhe stresi oksidues është më dominues. Për këtë arsye, një koktejl i mirë i frutave dhe perimeve mund të jetë shumë i dobishëm.

Forconi imunitetin

Konsumi i përditshëm i një burimi të proteinave me vlerë të lartë biologjike, por pa yndyrë, si veza, peshku, mishi i shpendëve ose mishi i kuq pa dhjam është i një rëndësie të veçantë. Këto ushqime janë të domosdoshme për të mbrojtur masën muskulore dhe për të prodhuar qelizat e sistemit imunitar. Vecanërisht, të moshuarit nënpeshë duhet të plotësojnë patjetër nevojat ditore në këto ushqime. Një mënyrë është edhe marrja e tyre në formë të lëngshme si p.sh., kos, banane dhe proteina qumështi të fruluara.

Kujdesuni për aparatin tretës

Ushqimi duhet të jetë i mjaftueshëm në karbohidratet e duhura, në mënyrë që trupi të mos shpenzojë proteinat për glukozë. Ushqime si fasulet, zarzavatet, drithërat e plotë dhe frutat janë gjithashtu të pasura në fibra, gjë që garanton edhe mbarëvajtjen e zorrëve dhe parandalon kapsllëkun- një problem shumë i përhapur në moshë të madhe. Kujdes, konsumi i ushqimeve me fibra duhet të shoqërohet me sasi të mjaftueshme uji, përndryshe kemi efektin e kundërt nga i dëshiruari.

Mbroni zemrën

Ashtu sikurse edhe me moshat më të reja, konsumi i yndyrës duhet të jetë i pakët – sa për të përmirësuar shijen dhe për të mos rritur rrezikun e arterosklerozës. Por lloji i yndyrave është akoma më i rëndësishëm. Ato më të preferuarat janë yndyrat bimore si vaji i ullirit, avokado, arrat, tahini, dhe të peshqve të kaltër.

Postime të ngjashme

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen