Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme

Konsumimi i deri në pesë filxhanëve kafe në ditë është përgjithësisht i sigurt për shumicën e të rriturve dhe mund të lidhet me një rrezik më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare, sipas një deklarate të re shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association).

Sipas ekspertëve, marrja e deri në 400 miligramëve kafeinë në ditë, e barabartë me rreth pesë filxhanë kafeje prej 240 mililitrash, konsiderohet e sigurt për shumicën e njerëzve.

Studimet e analizuara tregojnë se konsumimi i rregullt i kafesë me kafeinë, pa sheqer, shurupe aromatizuese apo krem, lidhet me një rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, insuficiencën kardiake dhe disa çrregullime të ritmit të zemrës.

Megjithatë, autorët theksojnë se është e vështirë të përcaktohet nëse këto përfitime vijnë drejtpërdrejt nga kafeina apo nga përbërës të tjerë bioaktivë që gjenden në kafe.

Sipas deklaratës, këta përbërës mund të kenë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat mund të shpjegojnë disa nga efektet pozitive të konsumimit të kafesë. Gjithashtu, shumica e studimeve të deritanishme janë vëzhguese dhe nuk provojnë një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë.

Ekspertët nënvizojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë efektet e kafesë dhe produkteve të tjera që përmbajnë kafeinë. Ndërkohë, ata paralajmërojnë se marrja e sasive të larta të kafeinës, veçanërisht përmes pijeve energjike, është lidhur me pasoja të dëmshme për shëndetin kardiovaskular.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni