Shëndetësi cilësore dhe falas?! Nga Tirana në Dibër për ilaçin, ka 6 muaj që mungon

Denisa Canameti

Ka 6 muaj që hemofilikët vijnë vërdallë nëpër QSUT për faktorin 9. Kanë qenë të shumta denoncimet në adresë të gazetës “Shëndet+” lidhur me këtë problematikë. Një denoncim ka ardhur nga një qytetar që  jeton në Dibër. Pacienti tregon se përgjigja që farmacia e spitalit i jep për këtë mungesë është e njëjtë: “Nuk ka. Raporto ku të duash”!

Kujtojmë se përgjegjës për fushatën e pozitës në Dibër është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Tre herë që shkoj brenda 10 ditëve nga Dibra në Tiranë për të marrë ilaçin që më duhet antihemofilik. Farmacistja e spitalit thotë nuk ka. Shko, raporto ku të duash më tha. Po ku të raportosh? Rama u mallëngjye që 4 vjet shërbimi spitalor falas dhe cilësor. Po kujt i thotë? Ne që jemi duke u përballur me mungesën e ilaçeve? Dhe tani për të kërkuar votën na e sjell Beqajn për të mashtruar përsëri “ shkruan qytetari./

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi