KLSH-VENDIM/ Raportet e auditit nuk do të publikohen gjatë periudhës elektorale

Denisa Canameti

KLSH synon të jetë një institucion profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të përdoruesve të tyre dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë dhe të audituarit.

Misioni i këtij insitutcioni është informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë nga pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera publike, si dhe nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me praktikat me të mira të BE dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI, duke kontribuar për qeverisjen e mire, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.

Raportet e dala nga auditimet e kryera në subjekte të ndryshme janë bërë shkas për evidentimin e shkeljeve me dëm ekonomik të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Duke nxitur edhe median për ndjekjen e disa çështjeve të rëndësishme për interesin publik.

Por, me 19 maj 2017, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj ka firmosur një vendim ku thuhet se auditimet e ushtruara në subjekte nuk do të publikohen në webin e institucionit, gjatë periudhës elektorale që përkon me zgjedhjet e organeve ligjislative, për periudhën 23 maj-27 qershor 2017.

Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë!/ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë