Presioni i lartë i gjakut, një vrasës i heshtur

Dr. Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe pranë QSUT-së

Hipertensioni/hipotensioni

Hipotensioni nuk është sëmundje më vetvete por është pasojë e situatave të sëmundjeve të ndryshme.

Hipertensioni është sëmundje, është i shpeshtë. Ka pas filluar në moshat mbi 50 vjeç por gjithmonë e më shumë shohim që ka filluar dhe në subjekte të reja. Si 45 vjeç , 30 vjeç sepse stili i jetës është bërë i tillë.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit janë bërë dominant si: ngrënia në mënyrë të çrregullt, mungesa e aktivitetit fizik, stresi.

Në vetvete në moshat më të mëdha hipertensioni fillon nga arterioskleroza e enëve të gjakut , pra është një proces fiziologjik. Enët e gjakut nuk janë më elastike dhe prandaj fillon dhe hipertensioni i moshës.

Porsa u përket profesioneve mund të them se edhe mjekët janë goxha të prirur për tu prekur nga hipertensioni sepse bëjnë roje, janë të lodhur, kanë një punë shumë të vështirë, stresi është i jashtëzakonshëm. Zakonitsh flitet për punë ku punohet nën presion të vazhdueshëm dhe me stres.

Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet vitale, si zemra ose veshkat. Gjithkush ka nevojë për një presion gjaku në arteriet e tij. Kur zemra rreh, ajo pompon gjak nëpër arteriet për t’u çuar ushqim indeve. Forca e gjakut kundër mureve të arterieve quhet tensioni i gjakut. Presioni sistolik ndodh pas rrahjes së zemrës dhe është leximi më i lartë. Presioni më i ulët, apo presioni diastolik, është presioni në arteriet në mes të rrahjeve të zemrës. Në qoftë se arteriet apo tubacionet ngushtohen apo bllokohen, atëherë zemra pompon më me vështirësi për t’u shpërndarë gjak indeve, dhe presioni në arteriet ngjitet lart.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg atëherë ju·
keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni përsëri mbas një viti.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90·
mHg jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë, prandaj duhet të merrni menjëherë disa hapa për të përmirësuar stilin e jetës suaj të tilla si: ndalimi i pirjes së duhanit nëse jeni një duhanpirës; reduktimi i peshës së trupit tuaj në nivel të shëndetshëm; të jeni më aktivë; të përfshini në ushqyerjen tuaj më shumë perime dhe fruta, të zvogëloni sasinë e marrjes së kripës dhe të kufizoni sasinë e marrjes së yndyrës – me fjalë të tjera çdo ditë duhet të ushqehemi shëndetshëm; si dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut tek mjeku.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.·/ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?