2 përbërësit që kurojnë variçet dhe trompozën!       

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Në ditët e sotme, ka shumë njerëz që vuajnë nga venat e përhapura dhe tromboza. Statistikisht, femrat janë më të prirura për tu prekur nga ky problem krahasuar me  meshkujt.

Venat e fryra,  pengojnë qarkullimin e gjakut drejt zemrës, duke shkaktuar probleme dhe vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme.

Valvulat e dëmtuara nga mbipesha, mungesa e ushtrimit, lëndimit, shtatzënisë, qëndrimit  në këmbë ose ulur për orë të gjata shkaktojnë variçet.

Për fat të mirë në shumicën e rasteve kjo nuk është shumë serioze dhe variçet e krijuara mund të trajtohen me mjete alternative në shtëpi. Përveç kësaj zakonet e duhura së bashku me ushtrimet janë të rëndësishme.

Kjo  recetë magjike është tepër efektive për të trajtuar venat me variçe dhe trombozën. Ajo është trashëguar nga brezi në brez për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme që jep.

Për të përgatitur këtë recetë,  do t’ju duhet:

  • 1 filxhan qumësht dele
  • 1 sapun për fëmijë

Metoda e përgatitjes:

Para së gjithash, duhet të bluani sapunin dhe pastaj derdhni qumështin. Aplikoni përzierjen  mbi pikat problematike. Rekomandohet të përhapni përzierjen duke masazhuar këmbët lart e poshtë, tri herë në ditë. Duhet të vendosni kompresa me sasi më të madhe nga kjo përzierje në këmbët tuaja dhe ti mbani për 2 orë.

Shënim: Mbani përzierjen në frigorifer dhe konsultohuni me mjekun para se ta përdorni!/ shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave