ProPacientit paralajmëroi situatën alarmante në spitalin e Lushnjës. Talasemikët pa gjak

Prej disa muajsh ProPacientit vazhdon të ngrejë gjendjen e alarmit për pacientët me talasemi që marrin gjak në spitalin e Lushnjës. Ky spital herë pas herë gjendet në pamundësi për të mbuluar kërkesat e pacientëve, e ndërsa në periudhën e verës ishte paralajmëruar përkeqësim më i madh i situatës.

Ditën e djeshme kanë qënë mediat vizive, gazetarët e Report tv, ato që i kanë kushtuar një hapsirë të veçantë kësaj nevoje që po rrezikon seriozisht jetën e qindra pacientëve. Drejtuesit e bankës së gjakut në spitalin e Lushnjes, janë shprehur se situata është alarmante dhe se kërkohet ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë e njëkohësisht edhe dhurime vullnetare të gjakut nga ana e qytetarëve.

Politikat efikase të Ministrisë për sensibilizimin e qytetarëve që të dhurojnë gjak janë e vetmja zgjidhje për tu ardhur në ndihmë kësaj shtrese me nevoja specifike./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin