Jam diabetike insulinë vartëse, kam mpirje të këmbëve. Pse më ndodh?

Isuf KaloJam diabetike insulinë vartëse dhe kam një problem. Kam shumë ditë që kam djegie të paparë të tabanit të këmbëve dhe mpirjen e tyre. Ju lutem më ndihmoni me ndonjë informacion apo me ndonjë ilaç. Liljana

Nga mjeku Isuf Kalo

Nëse ka djegie natën është shenjë e neuropatisë së diabetit, sheqerosjes së nervave si pasojë e shifrave të larta të glicemisë për një kohë të gjatë. Është shumë e rëndësishmë që të bëhet analiza e hemoglobinës së glukolizuar HbA1c. Nëse është më e lartë se 7% atëherë tregon se mënyra se si po mjekohet pacientja duhet të ndryshojë dhe të përmirësohet. Pacientja nëse dëshiron mund të më kontaktojë në telefon.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?