Efekti negativ i ndjelljes së frikës tek fëmijët

Nga Lira Gjika, psikologe

“Mos bëj kështu se i them policit”. “e thirra doktorin që të të bëjë gjilpërën?”. “Po bërtite vjen hajduti dhe të merr”. Këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehatë, janë një tjetër e keqe e mënyrës tonë si i edukojmë ata, fëmijët.

Të rriturit duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti bëjnë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon. Të rriturve as i shkon në mënd që kanë barazuar dhe njësuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njësohen.

Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është ti minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjsinë. Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të rritur konfuzë që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria.

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit