Kësaj kategorie infermierësh i ulet paga

“Sistemi i mëparshëm 3 vjet e 6 muaj, infermierëve nuk u njihet më si master shkencor por si bachelor”.

Ky është shqetësimi që kanë artikuluar një numër i madh infermierësh në rrethe, prej disa ditësh. Kjo (mos)njohje sigurisht që reflektohet edhe në paga. Për çështjen në fjalë ka reaguar edhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila thotë se:

“U premtua rritje page ndërkohë këtyre infermierëve do t’u ulet paga nga mosnjohja e shkollës.
Si duhet ta marrim këtë “tallje” të rrallë që u bëhet infermierëve që ju premtohet rritje rroge dhe në realitet ndodh e kundërta.
Që kur bëjnë master e kualifikime që kërkohen sërisht nuk u bëhet asnjë rritje profesionale në vendet e punës as në pozicion pune as në pagesë. Pse u kërkohet kaq shumë kur në këtë vend asgjë nuk ju vlen(as masteri, as kompjuteri, as gjuha e huaj, as kreditet e vëna si kusht së fundmi) pasi i njëjti do mbesë infermier po në të njëjtin vend pune, me të njëjtën pagesë.
Turp për ata institucione që po heshtin e po abuzojnë në kurriz të infermierëve.
Eshtë koha të reagojmë të gjithë. Mjaft kemi heshtur”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve