QSUT/ Pas orës 16:00 punon vetëm eko dhe grafia e urgjencës. Problem fëmijët

Portali “Pro Pacientit” është kthyer në një “kuti ankesash” për të gjithë qytetarët shqiptar e veçanërisht për ata që përballen me sistemin shëndetësor.

Në adresë të kësaj redaksie ka mbërritur një denoncim i cili ngre një shqetësim shumë të madh. Edhe pse është investuar në aparatura dhe në mirëmbajtje, duket se ka një problem në organizimin e punëve. Pas orës 16:00 punon vetëm eko dhe grafia e urgjencës së QSUT-së. Të gjitha shërbimet, duhet të vijnë te urgjenca. Sipas denoncuesit, problem është veçanërisht për fëmijët.

“Eko-ja në urgjencën e kirurgjisë funksionon për të gjithë QSUT-n pas orës 16:00. Është një tmerr i vërtet tani që fillon dimri të shohësh kur sjellin nga pediatria nëpër shi fëmijët në urgjencë për një eko ose grafi.

Pasi si eko dhe grafia edhe pse janë në çdo pavion si te pediatria, infektivi etj. pas orës 16:00 nuk shërben asnjë përveç atyre të urgjencës së kirurgjisë” shkruhet në denoncim./ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi