Ca të nënës, ca të njerkës

Bluzat e bardha në QSUT janë të pajisur me një kartë që i lejon ata të futen ne institucion pa paguar 100 lekëshin.

Çështja e pajisjes me kartë vetëm e mjekëve, ka ngjallur debat te infermierët të cilët e kanë ngritur çështjen deri të Avokati i Popullit.  Ata kanë kërkuar që edhe infermierët të përjashtohen nga detyrimi për të paguar në hyrje të spitalit.

Megjithatë, duket se paska edhe mjekë që gjithashtu paguajnë për t’u futur në institucion. Sipas një komenti në faqen zyrtare të Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, një mjeke shprehet e habitur teksa deklaron se “Unë s’kam (kartë) dhe makinën e kam personale. Në punë jam në QSUT. Nuk ka karta më thonë. Gjej kartën vetë thonë”.

Duket se brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ca mjekë trajtohen si të “nënës”, e ca  si të “njerkës”. Nuk ka një standard për të gjithë.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera