Mrekullitë ndodhin: Gruaja me kancer gjiri sjell në jetë një bebe të shëndetshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ishte në javën e 11 të shtatzënisë kur 27-vjeçarja Maria Crider, nga Florida, mori vesh lajmin tronditës se kishte një gjëndër në gjirin e majtë. Tri javë me vonë u vërtetua ajo që i druhej: nëna e dy djemve të vegjël u diagnostikua me kancer gjiri.

Gjatë muajve të ardhshme asaj iu desh të luftonte një betejë të ashpër për të shpëtuar si jetën e saj ashtu edhe të foshnjës ende të palindur.

Pasi u nënshtrua një operacioni kirurgjikal për të hequr gjirin e majtë dhe disa seancave të kimioterapisë, ndërkohë që ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, Crider dhe bashkëshorti i saj Brandon në prill të këtij viti u bënë prindër të një djaloshi të shëndetshëm.

Këto foto prekëse janë shkrepur nga fotografi Bonnie Hussey në momentin kur Crider sjell në jetë djalin  e saj Logan me lindje cezariane.

Crider duhet të kryejë sërish seanca kimioterapie dhe terapive me rreze pas lindjes.

“Ka qenë një dramë emocionale”, tregon ajo për HuffPost. “I jam nënshtruar një operacioni për heqjen e gjirit, një lindje e planifikuar me prerje cezariane,  një operacioni për heqjen e tubave fallopianë, 16 kimioterapive, 25 nga 28 terapitë me rreze. Beteja vazhdon akoma derisa ta lë pas këtë pjesë të jetës sime”.

Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?