Superfuqia e sodës së bukës në eliminimin e pesticideve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Soda e bukës eliminon mbi 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet, ka zbuluar një studim i ri.

E përzier me ujë, ky  element bazë i kuzhinës mund të largojë të gjitha pesticidet e përdorura tek frutat dhe perimet brenda 15 minutash. Studime të mëparshme kanë treguar se soda e bukës mund të zbërthejë pesticidet falë përbërjes së saj të lartë në pehashin alkalinë, që i shndërron substancat kimike në molekula të padëmshme.

Autorja kryesore e studimit, dr. Lili He, nga Universiteti i Masaçustit, thotë: Shqetësimet në lidhje me rreziqet potenciale të pesticideve në sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njerëzve janë shumë të mëdha, prandaj është e domosdoshme që t’i eliminojmë ato sa më shumë nga ushqimet”.

Rezultatet kanë treguar se solucioni me sodë buke është më efikas në largimin e pesticideve nga frutat dhe perimet.

Si u krye studimi?

Shkencëtarët aplikuan tek disa mollë të kuqe organike pesticidet e zakonshme thiabendazole, që depërton në lëkurën e mollës, dhe fosmet. Këto pesticide u lanë tek fruti për një ditë. Shkencëtarët i lanë pastaj ose me ujë të pastër, një solucion zbardhues ose sodë buke e përzier me ujë.

Më pas u përdor një teknologji elektronike imazherike për të vëzhguar prezencën e pesticideve brenda dhe jashtë mollëve.

Rezultatet treguan se soda e bukës e përzier me ujë ishte një mënyrë më efikase për largimin e pesticideve nga molla. 12 minuta pas pastrimit me kujdes, solucioni me sodë buke arriti të eliminojë 80% të pesticidit thiabendazole, ndërsa mori 15 minuta për të larguar 96% të pesticidit fosmet.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore