Dielli dhe rëra acarojnë sëmundjen e gjunjëve

Banjat e diellit dhe rëra e nxehtë ndikojnë në acarimin e gonoartrozave apo siç njihen sëmundjet e gjunjëve. I nxehti ndikon në rritjen e edemës së brendshme të cipës dhe indeve përreth gjunjëve. Në një intervistë për gazetën, mjekja reumatologe, Teuta Orgocka, shpjegon se çfarë mund të bëhet për parandaluar rishfaqjen e sëmundjes:

gonoartrozDoktoreshë, është e vërtetë se gjatë stinës së verës acarohen gonoartrozat?

Po. Është e vërtetë se gjatë stinës së verës shtohen rastet me gonoartrozat apo siç njihen sëmundjet e gjunjëve.

Pse ndodh ky fenomen?

Acarimi i gjendjes klinike gjatë stinës së verës i atribuohet periudhës së plazhit. Dikur mendohej se plazhi apo llixhat ndihmonin në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale. Por është parë se disa sëmundje reumatizmale, mes të cilave gonoartroza, sidomos në gjendjet akute, acarohen. Për trajtimin e tyre kanë hyrë procedura të reja trajtimi. Tashmë përdoren procedurat e ftohta me akull, pasi i ftohti ndikon në uljen e edemës së brendshme të cipës dhe të indeve përreth gjurit. Ndërsa dielli ndikon në rritjen e edemës dhe për pasojë dhimbjet dhe vështirësia në lëvizje është me e madhe.

Çfarë ndikon në acarimin e kësaj sëmundjeje?

Rrezet e diellit dhe rëra e nxehtë ndikojnë në acarimin e gjendjes. Prandaj personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të evitojnë diellin dhe rërën e nxehtë, sepse kontakti me to i acaron dhe i përkeqëson gjendjen klinike të tyre. Këta pacientë mund të futen në det, por jo të bëjnë banja dielli dhe të qëndrojnë në rërë të nxehtë, sepse rrezikojnë të agravojnë situatën e tyre.

gonoartrozaaÇfarë këshillash mund t’u jepni atyre personave që janë prekur nga këto sëmundje?

Këshilla e parë që mund të jepet është kryerja e konsultave periodike me mjekun specialist dhe zbatimi me përpikmëri i medikamenteve që mund t’ju rekomandojë reumatologu, pavarësisht se mund të jenë me pushime. Përpara se të shkohet me pushime duhet të konsultohen më parë vetëm me mjekun specialist, në mënyrë që të përcaktohet nëse mund të shkojnë ose jo në plazh.

Nëse vendosin të shkojnë, u rekomandohet që menjëherë sapo të dalin nga deti, duhet të fshijnë këmbët me peshqir, në mënyrë që të mos mbetet lagështia dhe duhet të futen menjëherë nën çadër, në mënyrë që të shmangin sa më shumë kontaktin me rrezet e diellit. Përveç kësaj u këshillohet të qëndrojnë sa më pak të jetë e mundur në diell, këtij kontigjenti të sëmurësh u këshillohet që çdo ditë të bëjnë lëvizje të lehta, duke i shtuar ato gradualisht, por pa shkaktuar dhimbje. Në rast se dhimbja shtohet, i sëmuri duhet t’i ndërpresë lëvizjet.

Shkaqet

Traumat e shpeshta e të vazhdueshme

Sforcimet e rënda fizike (peshat e rënda)

Qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë

Mbipesha

Variçet e shprehura në ekstremitetet e poshtme

Anomalitë e lindura apo dhe të fituara

(Intervista e plotë u botua në numrin e 16 korrikut 2014 të gazetës “Shëndet+”)  

Postime të ngjashme

Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Në QSUT pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit? Ja çfarë thotë ministrja Sala