Pacientët me diabet bëjnë qindra km për një konsultë, Toti: Kërkohet ndryshim protokolli

Emanuel Smaka / Pro Pacientit

Me dhjetëra pacientë nga zona të largëta të Shqipërisë paraqiten çdo ditë në QSUT pranë Qendrës së Konsultave në pritje të rimbursimit të medikamenteve. Pavarësisht se në të gjitha spitalet rajonale shërbejnë mjekët endrokrinologë, të sëmurët rëndë duhet të udhëtojnë drejt Tiranës 1 apo 2 herë në vit, pasi disa medikamente për trajtimin e sëmundjes nuk u jepen të rimbursueshme në spitalet më të afërta.

“Ne që jemi të sëmurë rëndë me diabet vijmë me shumë vështirësi këtu. Pastaj edhe kur vijmë nuk arrijmë që të kryejmë konsultën brenda ditës. Na duhet të lëmë takim me mjekun që të vijmë një ditë tjetër për të përfituar rimbursimin”, tregon një qytetar.

Një situatë e tillë shihet me shqetësim edhe nga Shoqata e Pacientëve me Diabet. Kryetari i kësaj shoqate Florian Toti, njëkohësisht mjek endokrinolog pranë QSUT-së, duke folur për Pro Pacientit tha se para 1 muaji i është dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të ndryshohet protokolli.

“Kemi pasur disa shqetësime nga pacientët e sëmurë me diabet, të cilët nuk kanë pse të vijnë në Tiranë për të marrë medikamentin. Mesa di unë janë një grup pacientësh që duhet të paraqiten 1 herë në vit. Para 1 muaji  ne i kemi dërguar një shkresë ministrisë, ku kemi kërkuar që ky grup medikamentesh që aktualisht jepet vetëm në Tiranë, në vazhdim të lëshohet edhe mjeku endokrinolog i rrethit ose pranë spitalit Rajonal më të afërt. Kjo gjë po diskutohet dhe shpresojmë që në fillim të vitit të ardhshëm situata të ndryshojë”, tregoi Toti për Pro Pacientit.

Mbi 1 mijë pacientë të sëmurë rëndë me diabet në të gjithë vendin duhet që patjetër të udhëtojnë drejt Tiranës për të përfituar nga rimbursimi i disa ilaçeve që u duhen për trajtimin e sëmundjes./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi