Në këtë pikë edhe kafja bëhet e padobishme

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Një natë e gjatë? Kafja është zgjidhja çdo mëngjes. Një kafe me dobio qumësht do t’ju ndihmojë të zgjoheni pas dy netëve pa gjumë rresht. Por pas asaj, e keni ju në dorë, sipas një studimi nga Instituti Kërkimor “Walter Reed”. Për fat të keq, shkencëtarët kanë zbuluar që kafeina në fakt nuk bën asgjë për të rritur vigjilencën ose performancën pas tre netëve pa gjumë.

48 pjesëmarrës në këtë studim fjetën vetëm 5 orë gjumë për 5 netë rresht (kur idealja është 7 deri në 8 orë gjumë). Disa prej tyre morën 20 mg kafeinë dhe gjatë ditës dyfishin, ndërkohë të tjerëve u dha kokrra placebo (placebo janë substanca që janë bërë t’iu ngjajnë barnave por nuk përmbajnë një ilaç të vërtetë. Ato tani përdoren vetëm në studimet kërkimore) . Disa seri testesh zbuluan që të gjithë ata që pinë kafe performuan më mirë në ditën e parë dhe të dytë, por pas natës së tretë, përfitimet energjike nuk ishin më prezentë.

Mësimi për sot: Shkoni të flini!

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës