GEF/UNDP histori suksesi me pajisjen e katër qendrave shëndetësore me panele fotovoltaik

“Dritë për të vrarë errësirën pikërisht aty ku duhet më shumë se kudo tjetër. Aty ku shpëtohen jetë, në qendrat shëndetësore.”

Ky ishte qëllimi kryesor i projektiti të realizuar nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e GEF/UNDP, e cila realizoi me sukses pajisjen e 4 qendrave shëndetësore me panele fotovoltaik në zonën e veriut, pikërisht në zonat ku ndriçimi ishte i domosdoshëm.

Tashmë, falë kësaj ndërhyrje, katër qendrat shëndetësore të Shupenzës, Komsisë, Maqellarës dhe Kastriotit në Qarkun e Dibrës do të kenë ndriçim të vazhdueshëm. Përfituesit në këto qendra shëndetesore pas përfudimit te projektit nuk ka munguar asnjëherë ndriçimi dhe uji i ngrohtë.

Këta elementë janë shumë të rëndësishëm për pacientët dhe qendrat shëndetësore.

“Jam shumë e lumtur që sa herë shkoj në qendër shëndetësore nuk mungojnë dritat as uji i ngrohtë. Më parë ndodhte të kishte ndërprerje të rrymës elektrike dhe uji ishte i ftohtë”, thotë pacientja Drita Murra nga Shupenza.

Gjithashtu stafet e këtyre qendrave shëndetësore janë përfitues të menjëhershëm sepse punojnë me standarde dhe në kushte më komode.

‘Ndriçimi dhe uji i ngrohtë pa ndërprerje janë të domosdoshme për të dhënë një shërim sa më korrekt ndaj pacientëve. Jemi me fat që përfituam nga ky projekt, sepse më parë kemi patur plot vështirësi”, – drejtori i Qendrës Shëndetësore të Shupenzës, Hazis Jella.

Bashkëpunimi Projekti i GEF ka qenë një model pozitiv për të nxitur edhe donatorë të tjerë për të bashkëfinancuar në modele të energjive të rinovueshme. Ambasada Gjermane ka treguar interes të veçantë për projektin e shoqatës “Together For Life”, dhe ka financuar prokjetet për ujë të ngrohtë.

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz, më datë 25 tetor 2017 vizitoi së bashku qendrat mjekësore në Shupenzë dhe Maqellarë, të cilat janë mbështetur financiarisht nga Ambasada Gjermane për panelet me ujë të ngrohtë. Nëpërmjet kontributit gjerman janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme kushtet higjienike dhe sanitare në këto qendra.

“Jam shumë e lumtur që ne po japim kontribut për përmirësimin e kushteve në qendrat shëndetësore, duke siguruar ujë të ngrohtë me energjitë e rinovueshme. Ne ju bashkangjitëm këtij proketi duke parë shembujt pozitiv të realizuar nga shoqata “Together for Life”, u shpreh ambasadorja gjermane Susanne Schütz.

Projekti i realizuar nga shoqata “Together for Life”, ka patur edhe vëmendjen e ministres së shëndetësisë e cila i ka vizituar dhe i ka vlerësuar këto projekte.

“Jemi këtu në qendrën Kastriot të Dibrës, e cila në fakt është një qendër model e kujdesit parësor, një model që duam ta shtrijmë në të gjithë vendin. Por kjo nuk është e vetmja qendër e rikonstruktuar në Qarkun e Dibrës falë bashkëpunimit me donatorët, por është investuar në 4 qendra, Maqellarë, Kastriot, Shupenzë, Komsi”, u shpreh ministrja e MShMS, znj. Ogerta Manastirliu./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën