Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka denoncuar në rrjetin social Facebook praninë e aflatoksinës në qumështin vendas, duke e quajtur një megaskandal ose supermashtrim.
Ai thotë se studimi është bërë nga AFI, dhe gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara dolën me substancën kancerogjene që është rezistente dhe ndaj përpunimit termik.
“Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet”, shkruan Panariti.
Pas alarmit të ngritur nga ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka reaguar ministri aktual i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili po ashtu nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se i kanë kërkuar ISUV dhe AKU të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore.
“Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qenë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.
Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”.
Ndërkohë, ish-ministri Panariti ka reaguar sërish me anë të një postimi tjetër në Facebook, ku i kërkon AKU-së, Ministrisë së Bujqësisë dhe Industrisë së Ushqimit në Shqipëri të japin një sqarim në lidhje me praninë e aflatoksinave në prodhimet e qumështit.
Industria e Ushqimit në Shqipëri ngre alarmin: Po hamë mish me ngjyrues, qumësht me toksina…
Vetëm pak ditë më parë Revista Monitor publikoi një raport të shoqatës Albanian Food Industry, i cili ka arritur në përfundimin se shqiptarët po ushqehen me mish me ngjyrues, qumësht me aflatoksinë dhe gjalpë me vaj palme.
Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte të dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit). “Alflatoksina M1 gjendet tek produktet e bulmetit dhe është një nga toksinat më të rrezikshme që ekzistojnë. Ajo mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë dhe kancer që rezulton nga aktivizimi i P450 në epoksid i cili prek 28 ADN. Ndërsa qumështi i fshatit i tregtuar në bidon 1.5 kg rezultoi me ngarkesë të lartë mikrobiale. Kjo tregon që procesi i mjeljes, transportit paketimit, dhe/ose ruajtjes nuk i respekton parametrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në raport./ Shendeti.com.al



