E vërtetuar shkencërisht: Një vezë në ditë, e nevojshme për zhvillimin mendor të fëmijëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ushqyerja e fëmijëve me vezë ndihmon në zhvillimin mendor të tyre, sugjeron një studim i ri. Vetëm 1 vezë në ditë për 6 muaj rrit konsiderueshëm nivelet e lëndëve ushqyese si kholine dhe DHA tek vogëlushët, ku të dyja këto lëndë janë të përfshira në shëndetin mendor. Studime të mëparshme kanë treguar se ushqyerja e fëmijëve me vezë ndihmon në zgjatjen e trupit.

Autorja kryesore e studimit,  Lora Iannotti, nga Universiteti i Uashingtonit, thotë: Ashtu si qumështi ose farat, edhe vezët ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e një organizmi dhe, për më tepër, kanë përmbajtje të lartë në lëndë ushqyese”.

“Vezët sigurojnë acide yndyrore esenciale, proteina, kholine, vitaminat A dhe B12, selen dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme, shumica e të cilave gjenden edhe tek produktet e tjera shtazore.

Shkencëtarët monitoruan më shumë se 160 fëmijë të moshës 6-9 muaj. Nga të gjithë foshnjat, 80 prej tyre u ushqyen me vezë çdo ditë për 6 muaj, ndërsa të tjerët jo. Më pas iu matën nivelet e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet testeve të gjakut.

Rezultatet treguan se foshnjat që u ushqyen me vezë kishin nivele shumë më të larta të kholines dhe DHA-së, një lloj acidi yndyror omega 3, ku të dyja këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionin mendor.

Gjetjet e studimit u publikuar nga Revista Amerikane e Detologjisë Klinike.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj