Binjaket më të bukura në botë

Të njohura ndryshe si “Binjaket Clements”, dy motrat, vetëm 7 vjeç, janë konsideruar nga ndjekësit e tyre në “Instagram” si “binjaket më të bukura në botë”.

Binjaket identike Leah Rose dhe Ava Marie, nga Los Anxhelosi dhe Orange County, kanë grumbulluar deri tani mbi 139 mijë ndjekës në Instagram pasi nëna e tyre, Jaqi Clements, vendosi të hapë një llogari për to në korrik të këtij viti.

Që me postimin e fotove të para në Instagram, vajzat menjëherë tërhoqën vëmendjen e ndjekësve, ku shumë prej tyre i kanë përshkruar si “vajzat më të bukura në botë”.

Por, nuk janë vetëm vizitorët e zakonshëm në Instagram që mendojnë kështu. Profesionistët e modelingut ndajnë gjithashtu të njëjtin mendim, prandaj dhe vajzat kanë firmosur deri tani kontrata me dy agjenci modelingu.

Në një postim në blogun e saj personal Jaqi tregon se si u kërkoi vajzave të merreshin me modelingun.

U dhanë idenë vajzave se nëse do të ndiqnin mësimet e kërcimit dhe notit që kishin çdo javë, do të mund të provonin modelingun. Nuk u çudita kur ato u hodhën nga gëzimi dhe mezi prisnin të fillonin”, shkruan ajo.

E gjithë familja e tyre, vëllai, babai dhe nëna janë gjithashtu shumë të bukur.

Për më tepër, shfletoni galerinë

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje