Gjesti i jashtëzakonshëm i kampiones shqiptare: Dhuron medaljen për fëmijët me kancer

Majlinda Kelmendi ka treguar edhe njëherë se nuk është vetëm një kampione që na bën krenare nëpër botë, por edhe një njeri me shpirt shumë të madh. Fituesja e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike është prej disa kohësh ambasadore e “Care for Kosovo Kids”, një fondacion në Kosovë që kujdeset për fëmijët e diagnostikuar me kancer që ata të marrin trajtim adekuat duke siguruar ilaçet e nevojshme.

Sportistja nga Kosova ka vendosur të shesë numrin e saj me të cilin ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit dhe të ardhurat të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me kancer.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare”, shkruan Kelmendi.

Ajo bën gjithashtu thirrje që gjithkush që ka mundësi të dhurojë për këta fëmijë, që edhe ata të kenë një shans në jetë.

“Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për ‘Care for Kosova Kids’, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni