Qendra Spitalore Elbasan, penalizohet nga gjykata për 23 raste të zgjidhjes së kontratës së punës

 

Denisa Canameti

Sipas raportit përfundimtar të auditimit “Mbi auditimin e rregullshmërisë financiare në aktivitetin ekonomik”, të ushtruar në Qendrën Spitalore “Dr. Xhafer Kongoli” Elbasan, sipas programit të auditimit nr. 864/1prot., datë 08.09.2017, për veprimtarinë nga data 31.12.2015 dhe 31.12.2016, në gjetjen numër 14 rezulton se:

Për periudhën objekt auditimi, si rezultat i zgjidhjes së kontratës së punësimit pa shkaqe të arsyeshme, Qendra Spitalore është duke u penalizuar nga vendimet e gjykatave në 23 raste në vlerën 11,530,036 lekë.

Në rekomandime thuhet se: Nga Qendra Spitalore “Dr. Xhafer Kongoli” Elbasan të merren masa për ndjekur me përgjegjësi procedurat gjyqësore për dëmshpërblimet që mund të vijnë si rezultat i zgjidhjes së kontratës së punësimit pa shkaqe të arsyeshme. Menjëherë dhe në vijimësi C

E ndërkohë, si masë disiplinore i kërkohet drejtorit të Qendrës Spitalore marrjen/ose jo të masave disiplinore ndaj personelit, duke marrë në konsideratë shkeljet ligjore dhe përgjegjësive respektive të cituar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të performancës së punës së tyre, si dhe të masave disiplinore të dhëna më parë. Me ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të detyrave dhe masave të përcaktuara në këtë vendim është ngarkuar Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi