Pacientët përdorin rezistenca, sistemi i ngrohjes mbahet fikur në QSUT

 

Emanuel Smaka

Pavarësisht se prej shumë vitesh sistemi i ngrohjes qendrore përmes kaldajës në disa spitale është funksional, në shumë raste ai nuk ndizet duke i lënë pacientët në të ftohtë edhe gjatë dimrit. Rasti i fundit vjen nga Spitali Infektiv në QSUT, ku përmes gazetës “Shëndet+” qytetarët kanë denoncuar situatën e vështirë me të cilën përballen gjatë dimrit.

Të shtruarit në këtë repart ngrohen me rezistenca elektrike dhe pajisje të tjera alternative, pasi sipas tyre drejtoria e spitalit për të kursyer mban të fikur sistemin e ngrohjes.

“Po ngrijmë të ftohti. Ja si ngrohemi gjatë netëve në QSUT. Kaloriferët ndizen në dhoma të caktuara vetëm nga 1 orë ose më pak duke na lënë në të ftohtin e acartë të natës”, thotë një pacient. Megjithatë, familjarët e pacientëve shprehen optimistë që të paktën i lënë të ngrohen në këtë mënyrë.

“Sistemi i ngrohjes vihet rrallë në funksion. Ne e kemi zgjidhur disi problemin me këto rezistencat elektrike, por që janë shumë të rrezikshme. Nuk e kuptoj pse duhet të ndodhë kjo, kur po kursehet nga njëra anë dhe harxhohet shumë energji nga ana tjetër”, tregon një familjar i cili dërgoi fotot. Reparti i Infektivit në QSUT përballet çdo ditë me një fluks të lartë pacientësh.

Sipas statistikave të publikuara nga vetë institucioni, Shërbimi i Infektologjisë menaxhon mesatarisht 20 000 raste në vit, prej të cilave 18000 në njësinë e pranim-urgjencës, 1000 në njësinë e konsultave, 300 raste në kabinetin e sëmundjeve tropikale dhe emergjente si dhe 900 raste në klinikën ambulatore të HIV-AIDS./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera