QSH: Jo më marketing të firmave farmaceutike në orarin e punës

Denisa Canameti

Punonjësit e firmave farmaceutike ushtrojnë një aktivitet tejet të zgjeruar në terren, ku “agjentë” të punësuar, prezantojnë pranë mjekëve produktet e firmave përkatëse. Midis mjekëve dhe kompanive farmaceutike krijohet një marrëveshje, e panjohur specifikisht nga shteti, ku mjekët duhet të rekomandojnë medikamentet e firmave, duke përfituar kështu përqindje për çdo recetë të lëshuar.

Përveç debateve të tjera që ngjall kjo lloj marrëveshje (e pashkruar) mjekët i realizojnë këto takime, me përfaqësuesit e firmave gjatë orarit të punës. Kjo situatë, po sjell reagim nga ana e drejtuesve të institucioneve shëndetësore.

Sot, në derën kryesore të Qendrës Shëndetësore numër 10 ishte afishuar ky njoftim: “Ndalohet marketingu i firmave farmaceutike në orarin e punës”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm