Pacientët në QSUT të rrezikuar nga mbetjet spitalore, tualetet përdoren për magazinim të përkohshëm

 

Emanuel Smaka

Pacientët e repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe të Urologjisë në QSUT rrezikohen çdo ditë nga mbetjet e shumta spitalore të grumbulluara në tualetet dhe ballkonet e spitalit. Disa foto të mbërritura në redaksinë e Gazeta Shëndeti tregojnë situatën e rënduar të magazinimit të mbetjeve spitalore. Anëtarë të stafit të këtij institucioni kanë shkrepur fotot, ku tregohet qartë prania e qeseve të serumit, kateterëve dhe qeseve të urinës të grumbulluara në tualete.

“Në mbledhje na porosisin që të bëjmë ndarjen e mbetjeve të rrezikshme spitalore. Ampulat dhe aget i grumbullojmë në qese plastike dhe i lëmë në ambient të hapur në ballkonet e spitalit. Ndërsa qeset e kateterit të urinës, aparatet e serumit dhe serumet duhet ti grumbullojmë në tualetet e pacientëve. Thjesht aget dhe ampulat mblidhen tek ballkoni në ambjent te hapur dhe këto në tualet pastaj bashkohen kur çohen tek makina e firmës, por të paketuara veç e veç. Këto janë burime të rrezikshme infeksioni. Situata është e njëjtë në të gjitha repartet e QSUT-së”, tregon një burim pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili pranoi të fliste për Pro Pacientit.

Edhe pse serumet apo kateterët hyjnë në kategorinë e mbetjeve spitalore jo të rrezikshme, grumbullimi i tyre në tualetet e spitalit mund të shkaktojë përhapjen e infeksioneve tek pacientët.

Udhëzuesi Kombëtar

Ky depozitim i mbetjeve spitalore, të rrezikshme apo jo, shkel Udhëzuesin Kombëtar për Administrimin e Sigurt të Mbetjeve Spitalore. Sipas këtij dokumenti të përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë, stafi mjekësor në spital duhet të angazhohet për ndarjen që në gjenezë të mbetjeve spitalore si dhe të sigurojë ambiente të sigurta për grumbullimin e përkohshëm.

“Prodhuesit e mbetjeve kanë detyrën për kujdes për të marrë masat e mëposhtme në administrimin e mbetjeve spitalore të gjeneruara nga objektet e tyre:

  • Ndarja që në burim e mbetjeve spitalore nga rrymat e tjera të mbetjeve dhe parandalimi i hyrjes së mbetjeve spitalore në zinxhirin e asgjësimit të mbetjeve të ngurta urbane;
  • Ambalazhimi dhe etiketimi siç duhet i mbetjeve spitalore për të mundësuar identifikimin e lehtë, duke përfshirë dhe informacionin mbi burimin e gjenerimit;
  • Sigurimi i zonave për magazinimin e përkohshëm të sigurt dhe të siguruar të mbetjeve spitalore;
  • Sigurimi që personeli i tyre të merr të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në trajtimin e mbetjeve spitalore, dhe sigurimi i trajnimit të mjaftueshëm për ta; dhe
  • Përpilimi i një Plani Administrimi të mbetjeve spitalore për referencë nga personeli i tyre.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi