Krijohet hibridi njeri-dele, shpresë për gjetjen e një kure për diabetin dhe transplantin e organeve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë krijuar hibridin e parë njeri-dele, duke i hapur rrugë zhvillimit të organeve tek kafshët dhe transplantimi i tyre tek njerëzit. Projekti i suksesshëm nga Universiteti Stanford, në Kaliforni, mund t’i hapë dyert gjithashtu gjetjes së një kure të re për diabetin e tipit 1, duke zhvilluar një pankreas të shëndetshëm që rregullon sheqerin në gjak.

Shkencëtarët kanë krijuar edhe më parë hibride njeri-derr, me shpresën që mund të përdoren për të zhvilluar organe për njerëzit, por nuk është bërë më e mundur hedhja e hapit tjetër.

Ndërsa ekipi i Universitetit Stanford, që e ka transplantuar me sukses pankreasin tek minjtë, mendohet të jetë i pari deri tani që ka krijuar një model njeri-dele për përdorim.

“Kemi gjeneruar aktualisht një pankreas të miut tek brejtësit dhe më pas e kemi transplantuar tek një mi diabetik, ku ka shfaqur rezultate shumë pozitive”, deklaroi drejtuesi i projektit, dr. Hiro Nakuachi, gjatë një konference të organizuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës.

“Mund të marrë 5 deri në 10 vite, megjithatë mendoj se mund t’ia dalim”.

Ky zbulim i ri mund të ndihmojë gjithashtu në transplantin e organeve tek njerëzit, ku për shkak të mungesës së donatorëve të organeve, shumë njerëz humbasin jetën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera