Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Mos i puthni fëmijët para se t’u dalin dhëmbët

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një dentist këshillon prindërit që të mos i puthin fëmijët në buzë, sidomos para se t’i dalin dhëmbët foshnjës, pasi mund të përhapin një bakter të dëmshëm tek vogëlushët e tyre.

Vazhdon akoma debati nëse është e përshtatshme që prindërit të puthin fëmijët në buzë. Ndërkohë që shumë argumentojnë se nuk ka asgjë të keqe nëse prindërit e shfaqin dashurinë në këtë mënyrë, disa thonë që janë disa rreziqe të caktuara shëndetësore për të cilat prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm.

Dhëmbët e foshnjave janë sidomos më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, duke qenë se nuk fortësinë e duhur për të përballuar efektet dëmtuese të baktereve.

“Dhëmbët e foshnjave kanë lloje të ndryshme smalti dhe dentine me dhëmbët e të rriturve”, shpjegon për The Independent mjeku stomatolog Richard Marques.

“Smalti është më i hollë tel dhëmbët e bebeve. Nuk është aq i fortë sa smalti tek dhëmbët e të rriturve, prandaj dëmtohet më shpejt”.

Kalimi i pështymës gjithashtu mes individëve mund të rrisë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve. Gjithsesi prindërit duhet të jenë sidomos më të kujdesshëm me fëmijët e tyre.

“Kalimi i pështymës nga prindi tek fëmija është rrezik pasi mund të përhapë bakteret nga të rriturit tek fëmijët”, thotë dr. Maruqes.

“Ky bakter mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve të bebeve. Mund të prekë edhe indet e buta dhe mishrat e dhëmbëve para se të zhvillohen dhëmbët e bebes”.

Janë një sërë gjendjesh shëndetësore që mund të përhapen nga kontakti gojë me gojë, si ftohja ose gripi, herpesi etj.

Burimi: The Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara