Pagëzimi i dhunshëm i priftit grek tmerron fëmijët

Përdoruesit e Twitter-it  kanë shpërthyer të indinjuar pasi kanë parë një video ku shfaqet një prift ortodoks grek duke pagëzuar një foshnje në mënyrën më të dhunshme të mundshme.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet prifti në mënyrë të përsëritur zhyt fëmijën e zhveshur në fontin e pagëzimit, duke tmerruar të vegjël e të mëdhenj të pranishëm në kishë.

Sipas njoftimeve, pamjet janë filmuar në Ayia Napa, Qipro, në një kishë ortodokse greke.

Shumë komentues online kanë kritikuar qasjen mjaft të ashpër të priftit. Një përdorues i Twitter shkruante: “O Zot! Ky është pagëzimi më i dhunshëm që unë kam parë ndonjëherë?!”

Një tjetër komentoi: “Pagëzim? Më shumë si tentativë vrasje”.

Shumë të tjerë theksuan gjithashtu se veprimet e fuqishme nga një prift në kishën ortodokse greke nuk ishin aq të pazakonta.

Njëri ka shkruar: “Unë shkova në një pagëzim grek vitin e kaluar dhe kështu ndodh vërtet”.

https://youtu.be/wC3GBmbP6As

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)