Ministria favorizon barnat e parimbursueshme, gjobë për mjekët që shkelin urdhrin

Ministria e Shëndetësisë ka nisur një sulm ndaj mjekëve të shërbimit shëndetësor spital, duke gjobitur për recetat që lëshojnë. Sipas mjekëve, kjo ndodh pasi po favorizohen disa barna në vend të disa të tjerëve, me qëllim që të favorizohen barnat e parimbursueshme.

Mjekët shprehën për “Pro Pacientit” se ata janë bërë pre e gjobave të konsiderueshme që fillojnë nga 20 mijë lekë të rinj e sipër, para të cilat duhet t’i shlyejnë nga xhepat e tyre. Mjekët shtojnë se kjo situatë ka krijuar stres teksa shkruajnë recetat, si dje në kryerjen e detyrës së përditshme, duke u ndjerë të cenuar në ushtrimin e profesionit të tyre.

Kujtojmë se para pak ditësh farmacistët protestuan para kryeministrisë duke kërkuar zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Postime të ngjashme

KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi