Tregu i fruta-perimeve në Kamëz, jashtë çdo standardi higjienik

Këto janë kushtet në të cilat tregtohet në Kamëz. As treg shitje, as kushte higjiene, as tavolina të thjeshta për të sistemuar mallin, asgjë. Kjo situatë paraqitet e frikshme ku në mes të ditës, shumë pranë dyerve të Bashkisë, tregëtarët shesin pa asnjë problem fruta dhe perime, ngjitur me plehrat. Kjo paraqet një rrezikshmëri të madhe për shëndetin e banorëve. Këta të fundit, që në orët e para të mëngjesit mbushin tregun për të marrë të parët zarzavatet dhe frutat e freskëta. Por sesa të freskëta dhe sesa të shëndetshme janë këto fruta dhe perime mund të kuptohet nga fotot.

Tregu i kamzesI pyetur për këtë situatë një nga policët që qëndronte afër tregut, u shpreh se faji është i trefishtë. “Fajin më të madh e ka Bashkia, më pas tregtarët, por faj kanë edhe vetë qytetarët. Edhe pse Bashkia bën çdo ditë luftë për të mos lejuar një tregtim të tillë, pa asnjë kusht higjienik, sërish tregëtarët këmbëngulin dhe i vendosin arkat me ushqime në rrugë sapo policia ikën. Pra, është një luftë e vazhdueshme që bëhet midis tregtarëve dhe policëve të Bashkisë. Përveç kësaj, fajin e kanë edhe qytetarët. Bashkia Kamëz e ngriti njëherë tregun e madh por qytetarët në asnjë rast nuk shkonin aty, ata sërish preferonin ata tregëtarë që shisnin buzë rrugës, në kushte të vështira, në ekspozim të gjithçkaje që dëmton shëndetin e tyre. Kjo i detyronte edhe tregëtarët që të riktheheshin në vendet e tyre. Ka një mungesë sensibilizimi”.

Tregëtarët refuzojnë të flasin. Për ta mjafton që të shesin arkat me ushqime që kanë nxjerrë që në pikë të mëngjesit.  Nga fotot duket që kushtet e tregtimit nuk janë aspak të mira. Duket qartë që shëndeti i qytetarëve  kërcënohet në ditën me diell, para syve të autoriteteve përkatëse. Frutat dhe perimet janë kaq pranë koshit të plehrave duke krijuar një panoramë aspak të këndshme dhe tepër kërcënuese.

“Do të jemi shumë kategorikë. Të gjithë tregtarët, të gjithë operatorët në zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të këtyre produkteve e dinë vendosmërinë tonë. Ne dëshirojmë që të kemi një partneritet dhe një bashkëpunim me ta, por ama nuk do të hezitojmë për të marrë masa të rrepta në ato raste ku vihet re që kemi shmangie nga kërkesat tona të standardeve të sigurisë dhe cilësisë”.

Kjo është deklarata që ministri i Bujqësisë, Panariti,  ka bërë me 1 qershor gjatë inspektimit të një prej tregjeve të Tiranës. Duket qartazi që këto standarte të kërkuara jo vetëm që nuk realizohen në Kamëz, por as nuk e cekin konceptin e standardit duke shitur në mes të plehrave. Marrja e masave të rrepta duhet menduar seriozisht për tregëtarët e Kamzës të cilët shesin qetësisht,duke dëmtuar kështu qetësisht dhe seriozisht shëndetin e qytetarëve çdo ditë./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren