Ushqimet e pasura në kalium

Mënyra më e mirë për të përftuar dozën e rekomanduar të kaliumit (4,700 miligramë çdo ditë) është të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vetëm 1 në 10 të rritur marrin sasinë e duhur të frutave dhe perimeve.

Banania njihet si fruti me më shumë kalium, megjithatë edhe shumë ushqime të tjera kanë përmbajtje të lartë në këtë lëndë ushqyese, si: jeshillëqet, domatet, kastravecët, patëllxhani, avokado, kungulli, patatet, karotat, kumbullat, produktet e bulmetit, mishi i viçit, shpendëve dhe peshkut, si dhe frutat e thata.

Mjeku mund t’ju rekomandojnë edhe suplemente të kaliumit nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Nuk duhet të harroni që marrja vetë e suplementeve të kaliumit mund të jetë e rrezikshme dhe të shkaktojë probleme me ritmin e zemrës apo edhe arrest kardiak, prandaj konsultohuni gjithmonë me mjekun nëse doni të merrni më shumë nga kjo lëndë ushqyese në formën e pilulës.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe