Si të eliminoni sytë e fryra me këto receta natyrale

Të zgjoheni në mëngjes me sy të fryrë dhe qese të errëta nën to, nuk është një mënyrë ideale për të filluar ditën. Ky problem mund të shkaktohet nga alergjitë, mungesa e gjumit, si dhe faktorët gjenetikë. Për fat të mirë, ka shumë mjete të thjeshta natyrore që trajtojnë sytë e fryrë dhe ju bëjnë të rifitoni pamjen e mëparshme.

Feta kastraveci:

Ky është ndoshta ilaçi më i famshëm natyror kundër qeseve të syve, duke u kthyer kshtu në një  ritual bukurie. Fetat e kastravecit, i prisni në feta dhe i vendosni në një qese plastike, i lini të ngrijnë. Pasi të shtriheni i mbani mbi sy për rreth 10 minuta. Trangujt përmbajnë antioksidantë të cilët lehtësojnë acarimin, ndërsa efekti i ftohjes ndihmon në uljen e ënjtjes.

Qese çaji:

Mund të përdorni çaj të gjelbër ose të zi për këtë trajtim. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndoshta do të jetë më efektive në uljen e acarimit.

Ujë i kripur:

Përzieni një gjysmë lugë çaji kripë me 4 gota uji. Uji duhet të jetë i ngrohtë, kështu kripa do të shpërbëhet. Thithni ujin me anë të topave të pambukut dhe i vendosni mbi sy për disa minuta. Përsëriteni trajtimin disa herë.

Akull:

Akulli freskon sytë tuaj dhe zvogëlon ënjtjen. Vendosni disa kube akulli në një peshqir dhe i vendosni mbi sy për disa minuta.

Nëse jeni me nxitim, një spërkatje me ujë të ftohtë mund të ketë efekt të ngjashëm. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë dhe ënjtja e syve do të minimizohet menjëherë.

Burimi: healthyandnaturalworld

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale