Ekspertët ngrenë alarmin: Pritet shpërthimi i një sëmundje seksualisht transmetuese

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një infeksion seksualisht i transmetueshëm, shumë pak i njohur, mund të bëhet superbakteri i ardhshëm nëse njerëzit nuk janë më vigjilentë, paralajmërojnë ekspertët.

Infeksioni Mycoplasma genitalium (MG) zakonsiht nuk shfaq simptoma por mund të shkaktojë sëmundje inflamatore pelvike, duke rrezikuar gratë që të ngelen infertile.

Nëse ky infeksion nuk trajtohet siç duhet mund të zhvillojë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Çfarë është MG?

Mycoplasma genitalium është një bakter që mund të shkaktojë inflamacion në uretrën e një mashkulli, duke shkaktuar sekrecione nga organi gjenital dhe dhimbje gjatë urinimit.

Tek gratë mund të shkaktojë inflamacion në organet riprodhuese (mitër dhe tubat fallopianë), duke shkaktuar dhimbje, ethe dhe gjakderdhje.

Infeksioni mund të transmetohet nga një person i infektuar tek tjetri nëse kryhen marrëdhënie pa masa mbrojtëse. Ky infeksion është zbuluar për herë të parë në Britani në vitet ’80, ku mendohet të ketë prekur 1-2% të gjithë popullsisë.

MG mund të ngatërrohet me një tjetër infeksion seksualisht të transmetueshëm, si klamidia.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi