Shkencëtarët zbulojnë orën dhe muajin e saktë për çiftet që duan të bëhen me fëmijë

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Çiftet që po përpiqen për një fëmijë, duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale para orës 7.30 të mëngjesit në pranverë nëse dëshirojnë të mbeten shtatzënë, sugjeron hulumtimi. Shkencëtarët pretendojnë se spermatozoidët kanë kohën e tyre të brendshme 24 orësh dhe janë më të fuqishëm në orët e para të mëngjesit.
Studiuesit zviceranë zbuluan gjithashtu se spermatozoidi ka përmasat dhe formën më të shëndetshme për të fekonduar një vezë gjatë muajit mars, prill dhe maj.

Ata analizuan mostrat e spermës nga 7,068 meshkuj, të moshës 25 deri në 40 vjeç, që bënin trajtim të fertilitetit. Mostrat u kontrolluan për përqendrimin e spermës, numrin total të spermatozoideve, lëvizshmërinë dhe morfologjinë normale.

Mostrat e mbledhura në muajt e pranverës, gjatë marsit, prillit dhe majit, kishin përqendrimin më të madh të spermës. Ndërsa një ulje e cilësisë u vu re gjatë stinës së verës.

Mostrat e mbledhura në mëngjes herët, para orës 7:30, gjithashtu kishin nivele më të larta të përqendrimit dhe morfologjisë normale të spermës.
Studimet kanë treguar se cilësia e dobët e farës është një ndër faktorët kryesor të fertilitetit.

Studimi, i botuar në revistën shkencore Chronobiology International, vjen mes lajmeve për shtim të rasteve të infertilitetit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi